Shoferët e taksive kur e gjetën të zënë vendin e paguar për parkim, reaguan veç për një sekondë. Pastaj i bënë me shenjë njëri- tjetrit: “Sshshshshshst!… Është ai,… është makina e atij!”.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Ruçi parkoi makinën Range Rover mbi vijëzimin e caktuar për taksitë dhe u largua. Në rrugën ‘Mihal Grameno’, në anë të shkollës së Baletit në Tiranë, ai shihet shpesh, edhe pse nuk banon në këtë zonë. Ka ndonjë mik a ndonjë mike, kushedi…
Por shkeljen e ligjit e ka si “bukë e djathë”. Të fortët nuk pyesin për ligjin, sepse edhe ligji është i të fortëve.
Po të kishte parkuar mbi taksi ndonjë nga “të dobëtit” që është populli i zakonshëm, ndoshta as makinën nuk do ta merrte kollaj nga Policia që do ta sekuestronte. Por i forti është i fortë.
“Shikoni ku e parkon makinën Gramoz Ruçi, e pashë duke hyrë dhe duke dalë nga makina, ishte i shoqëruar me dike tjetër”, thotë qytetari, i cili ka dërguar edhe foton e mëposhtme.