Parashikime shamanike për këtë kohë shamanike. Që me furinë për t’i përsëritur ato si një mantra për mijëra herë dhe në fund të bëhen të vërteta. Na pëlqen apo jo.

Ky është pushtimi më i përhapur i disa sferave ndërkombëtare që diktojnë kohët dhe perspektivat e botës. Sigurisht, parashikimet ndonjëherë nuk bëhen të vërteta (shiko Brexit), por janë përjashtime që konfermojnë rregullin.

Nuk do të dëshironim që midis atyre që bëhen të vërteta, ose që po bëhen të vërteta, te jene ato që Forumi Ekonomik Botëror hartoi në sesionet e tij të vitit 2017.

“Nuk posedoj asgjë.Nuk posedoj një makinë. Nuk posedoj një shtëpi. Nuk posedoj as pajisje elektroshtepiake as rroba… ”. Kjo është pika e parë e dokumentit WEF të përmendur më lart.

Në video, e cila është një sintezë (e pa) lumtur për rrjetet sociale, ajo “nuk do të zotërosh asgjë” shoqërohet me fytyrën e qeshur të një të riu dhe me një parashikim tjetër, edhe më shqetësues, “dhe do të jesh i lumtur” .

Ajo që ka ndodhur në vitet e fundit, me një përshpejtim në muajt e fundit të pandemisë, sugjeron që ne nuk jemi aq larg nga parandjenja e parë. Askush nuk ka më asgjë sepse dikush ka (padyshim) gjithçka. Për shumicën, mbetet vetëm të përpiqemi tja dalim (lypim?),e nevojshmja për të mbijetuar.

Cfarë ka pastaj që të jesh i lumtur në atë që nuk posedon asgjë na shpjegohet më poshtë .

“Njëra pas tjetres të gjitha këto gjëra u bënë falas … kur inteligjenca artificiale dhe robotët morën pjesën më të madhe të punës sonë …”

Me një koment shqetësues pastaj shkëlqimi final: “… gjithçka është transformuar në argëtim dhe njerëzit nuk deshën më të shqetësoheshin për probleme të vështira“. Që pastaj të ashtuquajturat “probleme të vështira” janë ato që kanë ndikuar gjithmonë më së shumti jetën e njerzve nuk është e rëndësishme.

Nuk janë më problemi ynë. Për të organizuar dhe menaxhuar gjithçka janë ekspertët, teknikët, shkencëtarët (virologët), CEO-t, financierët e mëdhenj, media kryesore, moralizuesit …  janë ata që okupohen për gjithçka për ne, duke siguruar lumturinë tonë.

Ne mund t’i përkushtohemi argëtimit, cirkut, siç e quanin romakët. Dhe me këtë jemi (do të bëhemi) të lumtur. Nuk do të kemi më asgjë, as edhe nje gjë për tu (para) okupuar…

Atëherë,na vjen të mendojmë,se pas kësaj pandemie që ka shkatërruar gjithçka që konsiderohej argëtim (turizëm, sport, muzikë, spektakël …), argëtimi i vetëm i lejuar është virtual. Konsumohet vetëm dhe në shtëpi.

Argëtimi virtual i menaxhuar nga ekspertët e lartpërmendur, i cili, ndryshe nga ai i fëmijës,që e bën atë të rritet, synon të na bëjë të regresohemi në atë fazë të lumtur adoleshenciale aq të dashur për menaxherët e “gjithçkaje”.

Nuk jemi të prirur për ludizëm, kërkimi dhe teknologjia tani janë pjesë e jetës sonë, por jemi të vetëdijshëm se është çështje për tu menaxhuar me kujdesin e rastit, duke pasur parasysh supozimet dhe perspektivat. Videoja distopiane e WEF ekspozon, tashmë e lirë nga shumë pretendime të së kaluarës, me vetë tensionin e fituesve.

 VERITAS.COM.AL