( AFP) Ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy humbi gjyqin e  fundit në gjykatën e apelit ditën e Marte kundër një urdhri që e dërgoi në gjyq me akuzën për financim të paligjshëm gjatë fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Sarkozy, i cili gjithashtu përballet me gjyqe të veçanta për përfshirjen në korrupsion të një  gjykatësi, është akuzuar për shpenzime gati të dyfishta kur kishte një limit ligjor deri në 22.5 milion euro shpenzime në zgjedhjet ku humbi të rizgjidhej.

Gjykata e lartë kriminale e apelit hodhi poshtë përpjekjen e tij për të evituar përballjen me akuzën, duke i hapur rrugë për një datë gjykimi që do të vendosët pas sfidës së dyfishtë të paraqitur nga ekipi ligjor i Sarkozy.

Prokurorët kërkuan që 64 vjeçi, Sarkozy, i cili kaloi vitet e fundit, duke luftuar në barrikadat e korrupsionit dhe akuzave për financime të paligjshme në fushatë, për shpenzime deri në 43 milionë euro në fushatën e tij për mandat të dytë.

Në fund të fushatës Sarkozy u mund nga kandidati i Partisë Socialiste, Francois Hollande.

Veritas.com.al/