Sot në mëngjes, një tren i linjës Shkodër-Vorë është përplasur me një me një kamion të vogël i cili transportonte mallrave. Në kamion ndodheshin edhe tre persona.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 08:30 tek Shinat e trenit në fshatin Pllanë  – Lezhë.  Si pasojë, kamioni është tërhequr nga treni dhe ka rënë në një kanal, poshtë shinave të ndërtuara mbi një pjesë ure. Kamioni drejtohej nga shoferi me inicialet A.P. 44 vjeç, banues në Spiten, i cili ka mbetur i plagosur.

Lëndime ka marrë edhe njëri nga dy pasagjerët, E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten. Të dy ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, dhe siç bën të ditur policia, janë jashtë rrezikut për jetën.

Foto e aksidentit është shumë e rrallë, që mund të bëjë xhiron e botës së Internetit. Por edhe aksidenti është një shenjë marrëzie, ku një drejtues mjeti nuk llogarit trenin, madje edhe e sfidon, si të ishte një pulë.

Veritas.com.al/