The Associated Press

BRUKSEL (AP) – Kryeministri i Kosovës tha të hënën se vendi ndihet i tradhëtuar nga Bashkimi Evropian, të cilin po aspiron ti bashkohet një ditë, për shkak të vonesave të bllokut për miratimin e udhëtimit pa viza për qytetarët e saj.

Komentet e Ramush Haradinajt erdhën në një fjalim që ai mbajti në Bruksel në një takim me zyrtarë të lartë të BE.

Qytetarët e Kosovës “ndjehen të tradhëtuar dhe të zhgënjyer me BE,” tha ai. “Koha nuk është miku ynë. Duhet të shohim progres konkret. ”

Haradinaj tha se megjithëse Kosova kishte përmbushur dhjetëra kërkesa të vendosura nga anëtarët e BE, përgjigjja nga Brukseli është “e paplotë dhe e pashpresë”.

Kosova është i vetmi vend në Evropën Lindore që nuk i lejohet udhëtimi pa viza në vendet anëtare të BE.

Haradinaj i bëri thirrje Brukselit që të “përshpejtojë” procesin, sepse fundi i rrugës “është i qartë por ende i pa prekshëm për ne”.

Kryeministri tha se Kosova ishte “fort e vendosur për anëtarësimin në BE si një prioritet i lartë”.

“Ne kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe që ne kemi përkrahjen tuaj, në nje mënyrë aktive, veçanërisht në realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

Një deklaratë e BE thoshte se Kosoves ju kërkua të revokojë tarifat e fundit që ajo vuri mbi Serbine dhe Bosnje-Hercegovinën dhe theksoi rëndësinë e dialogut shtatë-vjeçar Kosovë-Serbi që e lehtëson ate.

Muajin e kaluar, qeveria e Kosovës futi një taksë 100 për qind mbi importet serbe në në dukje si raprezalje ndaj një oferte të dështuar nga Kosova për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol, pas presionit intensiv te lobimit serb.

“Futja e këtyre tarifave dëmton interesat ekonomike të Kosovës dhe popullit të saj, duke pakësuar flukset tregtare dhe duke ulur terheqjen e Kosovës si një vend për investime dhe biznes”, sipas deklaratës së BE.

Haradinaj ka thënë se ata do të heqin tarifat vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.

Brukseli i ka thënë Kosovës dhe Serbisë se ata duhet të normalizojnë marrëdhëniet si një parakusht për anëtarësimin në BE.