Në 3- vjetorin e Reformës në Drejtësi, institucionet e krijuara si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësorë u vendosën në zyrat e tyre tek ish-Fusha e Aviacionit.
Me një vendim të qeverisë shqiptare është krijuar “Poli i Drejtësisë” ku Shkolla e Avokatisë i ka kaluar KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës.
Afro 270 persona si pjesë e administratës së KLP-së, KLGJ-së dhe Shkollës së Magjistraturës do të akomodohen në këto ambiente, të cilat u inauguruan pasditen e sotme.
Pjesë e inaugurimit të kësaj godinë ishin e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonasj si dhe drejtuesit e KLP, KLGj dhe Magjistraturës.
Si pjesë e reformës në drejtësi është edhe institucioni i SPAK, njohur si Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, godina e të cilës do të jetë aty ku sot ndodhet Prokuroria e Krimeve të Rënda.