Protestuesit kundër qeverisë, nga mbarë vendi janë nisur drejt Tiranës ku sot në ora 12.00 do të mblidhen në një protestë të madhe kundër narkotizimit të vendit nga qeveria, kundër krimit, kundër varfërisë dhe qeverisjes së keqe, siç ka njoftuar Opozita.

Potesta popullore është thërritur nga Opozita parlamentare në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Skenografia e rrugës së protestuesve është gjetur duke vendosur të gjithë drejtuesit e makinave, në çdo maiknë targën AA 003 GB. Kjo është targa e makinë së ish ministrit të Brendshëm Tahiri, i cili u kap si pjesëtar i një bande kriminale të trafikut të drogës dhe armëve drejt Italisë. Makina me këtë targë, në probnësi të Tahirit, është përdorur sa nga ky edhe nga banda e Habilaj që po gjykohet në Itali. Makina është simbol i krimit shtetëror të trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit në shtet.

Ngjitur me targën AA 003 GB, drejtuesit e automjeteve mbanjnë edhe mbishkrimin “NARKOSHTST” dhe ” I PAPREKSHEM”, për të plotësuar kuadrin se sot protesta kryhet pikërisht kundër okupimit të shtetit nga krimi.

Të gjithë protestuesit që kanë makina personale sot kanë të njëjtën targë: AA 003 GB. Kjo ka ndodhur për herë të paër. Policia akoma nuk ka ushtruar kontrolle për targat.

Veritas.com.al/

targa

makina

makina1

makina2

makina3

makina4

makina5

makina6

makina7