Nëse dy net të kaluara Tirana festoi ‘Natën e Bardhë’, mbrëmë nata ishte përtej romantikes: Një natë e frikshme. Pas orës 04.00 reshjet u shtuan deri në të pabesueshme. Kush mundi të mbyllej në shtëpi që në të perënduar, u mbyll sepse reshjet e aq më shumë lajmet e frikshme i bënë njerëzit të kujdesen ‘over’. Lumi i Lanës që përshkon thuaje mes për mes kryeqytetin të krijonte përshtypjen se menjëherë mund të pëlcasë si një tub gjigand dhe të vërshojë nëpër banesat anash saj.

Disa punëtorë të bashkisë së Qytetit kanë dalë në ndihmë të situatës, por askush nuk di çfarë mund të bëjnë ata. Ushtria dhe policia janë larguar për në periferi ku luftohet me ujërat që rrezikojnë jetë njerëzish.

Përmes disa fotove vjen atmosfera e natës në Tiranë:

24259622_10212931751762065_1012205565_o

24259654_10212931751842067_1235236374_o

24209248_10212931751722064_1396917824_o

24271593_10212931751802066_540614987_o

24201128_10212931751882068_856926068_o

24209905_10212931751682063_1127350710_o