Zjarret e rëna në jug-lindje të Francës kanë bërë të domosdoshme evakuimin me forcë të 10,000 njerëzve gjatë natës- sipas zyrtarëve.

Qingra zjarrfikës janë dislokuar në luftë kundër flakëve të zjarreve afër Bormes-les-Mimoses, në rajonin e Provence-Alpes-Côte d’Azur.

Më parë Franca kërkoi nga fqinjët e BE më shumë ndihmë për të luftuar kundër zjarrin.

Afërissht 4,000 hektarë (15.4 milje katrore) janë djegur përgjatë bregdetit  Mesdhetar, si në malet ashtu edhe në ishullin e Korsikës.

“Evakuimi, të paktën i 10,000 njerëzve, u krye pasi zjarri mori progresion më të madh”, tha një zyrtar i shuarjes së zjarreve për AFP.

“Kjo është një zonë që dyfishon ose trefishon popullsinë gjatë periudhës së verës”- tha zyrtari.

Një nga zjarret me agresive është shfaqur në zonën e  pranë resorit të Saint-Tropez.

Në Korsike, qindra shtëpi janë evakuar nga banorët.

Mbi të gjitha, më shumë se 4,000 zjarrfikës dhe trupa të mbështetur nga kamionë-bote me ujë po përpiqen të shuajnë flakët që të Hënën.

Të paktën 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 oficerë policie janë prekur nga dëmtime të frymëmarrjes për shkak të zjarreve- thanë zyrtarët.

Veritas.com.al/

A firefighter battles a fire in Artigues, south-eastern France. Photo: 25 July 2017

People stand outside a house as a fire burns Ortale di Biguglia, Corsica. Photo: 25 July 2017