Gérard Collomb, ministër i Brendshëm i Francës ka vizituar sot Shqipërinë dhe qeverinë e vendit me agjendë bashkëpunimin për kontrollin e emigrimit të shqiptarëve drejt vendeve të BE.
Ministri i Brendshëm i Francës Gérard Collomb ka deklaruar sot nga Tirana, gjatë një konference shtypi, se Franca po i përforcon kufijtë e saj për të mos lejuar azilkërkuesit e huaj, përfshirë ata shqiptarë të hyjnë në të.
Ai tha se shqiptarët ‘nuk nisen vetëm nga Tirana’, por edhe nga kryeqytete të tjera, ndaj Franca po bashkëpunon me Gjermaninë dhe shtetet e tjera europiane për t’i ndaluar azilkërkuesit. Njëkohësisht, 4 oficerë shqiptarë do të shkojnë në Francë për këtë qëllim.
“Do të ketë një bashkëpunim të fortë për këtë çështje midis ministrit shqiptar dhe ministrit francez, – tha Collard. – Kjo është marrëdhënie besimi me njeri tjetrin dhe ne e kemi hasur këtë me njeri-tjetrin”- tha.
“Kur shoh shifrat e shqiptarëve që nuk janë lejuar të udhëtojë drejt Francës mendoj se kjo është pozitive. Procedurat për azilin dhe emigrimin në Francë duhet të trajtohen me kriteret europiane dhe ato gjermane. Ne duhet të punojmë edhe me vendet fqinje, se shqiptarët nuk nisen vetëm nga Tirana, por edhe nga kryeqytetet e vendeve fqinje ndaj ne kemi propozuar që nga 4 oficerët shqiptarë, dy të punojnë në Francë, në Paris me forcat ajrore dhe të kufirit dhe dy në zonat ku janë përqëndruar azilkërkuesit shqiptarë, si në Lion, zonë shumë e prekur nga azilkërkues. Pra, veç shifrave aktuale, ne kemi edhe vullnetin shumë të mirë.”
Veritas.com.al/