Partia e presidentit Emmanuel Macron po lufton të ruajë rezultatin e arritur në zgjedhjen e presidentit edhe në zgjedhjet për Senatin. Por duket se në zgjedhjet e të Dielës për gjysmën e vendeve në Dhomën e Lartë po reflektojnë një zhgënjim mortor për lidershipin e Macron.
Partia e tij centriste “Republika në Marshim”, e krijuar vitet e fundit, fitoi maxhorancë të gjerë në dhomën e ulët të parlamentit në zgjedhjet e qershorit, por nuk duket se kjo mund të përsëritet e njëjta gjë për Senatin.
Sondazhet tregojnë se Partia Republikane konservatore ka dominancë në dhomë me 348 anëtarë. Partia e Macronit duket se do të kërkojë aleancë në senat me centristë të tjerë, ose Republikan ose Socialist, për të miratuar reformën e tij ekonomike.
Veritas.com.al/