Emanuel Pietrobon

Nantes, Francë, e Shtunë 18 Korrik. Ishte pothuajse 8 e mëngjesit kur u përhap lajmi se një zjarr shpërtheu brenda katedrales së shenjtorëve Pjetër dhe Pal, ndërtesa simbol e këtij qyteti të vogël të Loiras dhe një nga kryeveprat më të mëdha të arkitekturës gotike franceze. Flakët janë kaq violente sa ndërhyrja e një maksi- ekipi të përbërë nga njëqind zjarrfikës, që zgjati disa orë, ishte e domosdoshme për t’i zbutur ato dhe për t’i parandaluar të përfshinin të gjithë strukturën.

Shfaqja e papritur e flakëve dhe ndjenja se nuk ishte një zjarr uniform, ose se nuk kishte një pikë të vetme origjine, kontribuan që nga momentet e para në nxitjen e dyshimeve për natyrën e saj të vërtetë. Pasi u shua vatra, hetuesit hynë në ndërtesë dhe bënë zbulimin makabër: ishin prezente tre shkaqe.

 Zjarri i Nantes: ç’farë dimë

Zjarrfikësit më pas hynë në katedrale në kërkim të indicieve mbi origjinën e zjarrit dhe dyshimet u shndërruan në siguri: tre shkaqe u gjetën në anët e fashës qendrore dhe pranë organos së madhe, që, natyrisht dhe si pasojë, janë gjithashtu pjesë që janë dëmtuar dhe komprometuar më shumë. Pjesa ballore është në gjendje të keqe, ndërsa organo e madhe dhe platforma që e rrethon duket se do të rrëzohen nga një moment ne tjetrin.

Në dritën e zbulimit të shkaqeve, Prokuroria e Republikës ka njoftuar hapjen e një dosjeje për zjarrvënie me dashje ndaj personave të panjohur. Në të njëjtën kohë, Presidenti Francez Emmanuel Macron i besoi Twitterit ngushëllimet e tij: “Pas Notre Dame, digjet një xhevahir tjetër”. Në të vërtetë, katedralja e Nantes është një xhevahir i vërtetë artistik dhe arkitektural, ndërtimi i të cilit zgjati 457 vjet, nga 1434 deri në 1891; dëshmi elokuente e kujdesit, përkushtimit dhe manisë perfeksioniste që karakterizoi dhe shoqëroi lindjen e gjatë të ndërtesës.

Megjithatë nuk është hera e parë që një vend i kultit katolik Nantez përfshihet nga flakët. Në vitin 2015, ishte radha e bazilikës së Shenjteve Donaziano dhe Rogaziano, gjithashtu viktimë e një zjarri që shpërtheu çuditërisht prape në 8 të mëngjesit, që nga ajo kohë është mbyllur për publikun për shkak të punimeve të restaurimit.

Rasti i çuditshëm i kishave të djegura

Imazhet e ardhura nga Nantes na e riçuan mendjen e publikut në 15 Prill 2019, ditën kur një zjarr ne dukje aksidental, por shkaqet e të cilit nuk janë sqaruar kurrë, shkatërruan katedralen e Notre Dame në Paris; një nga vendet- simbol të Francës dhe tërë Krishterimit.

Por pavarësisht nëse bëhet fjalë për një zjarr te qëllimshëm, të vënë nga urrejtja ndaj besimit (in odium fidei), apo aksidental, i shkaktuar nga mungesa e mirëmbajtjes dhe / ose nga gjendja e braktisjes dhe degradimit, ekziston një fije që lidh dhe shpjegon ngjarjet e Nantes dhe Parisit: rënien e krishterimit.

Kishat funksionale kanë vështirësi të mbesin në funksion për shkak të mungesës së besimtarëve, dhe për këtë arsye edhe te donacioneve që mbajnë ne këmbë jetën komunitare dhe bëjnë te mundur punët e ristrukturimit dhe shërbimet bamirëse, dhe përballen edhe me kërcënimin në rritje të përfaqësuar nga krimet e urrejtjes, që në shumicën e rasteve, mbeten të pazgjidhura, pa nje fajtor.

Katedralja e Shenjtorëve Pjetër dhe Pal është vetëm viktima e fundit e një gjurme të gjatë sulmesh të kryera ndaj vendeve të kultit dhe simboleve të katolicizmit. Djegia e kishave tani është një realitet me të cilin Franca po merret prej disa vitesh dhe, megjithëse ato kanë regjistruar një kulm të vërtetë në kohët e fundit, autoritetet vazhdojnë të lënë pas dore gravitetin dhe shtrirjen e fenomenit.

Pas zjarrit të Notre Dame në Paris, France24 ka hetuar mbi rastin e çuditshëm të kishave franceze të djegura, duke zbuluar se në dhjetë muajt që paraprinë atë 15 Prill fatal, të paktën katër vende te kultit katolik ishin goditur nga zjarre me qëllim: kisha e Zonjës Tonë të Mrekullive në Revel, kisha e Saint-Jean-du-Bruel de Rodez, katedralja e Shën Alain de Lavaur dhe kisha e Shën Sulpice në Paris.

Në të njëjtën periudhë të marrë në konsideratë, kasha te tjera kishin qenë viktima të “aksidenteve të çuditshme”, që nganjëherë ju atribuohen qarqeve të shkurtra, si në rastin e kishave të Villeneuve d’Amont në Doubs, të Sainte-Thérèse në Rennes dhe Saint-Jacques në Grenoble, dhe herë të tjera kanë mbetur pa shpjegime, si në rastin e kishës së Angoulême, viktimë e një zjarri më 13 janar 2019.

Në fund, është e denje te theksohet epidemia e vandalizmit që shërbeu si një prelud i Notre Dame. Në javën e parë të shkurtit, më saktësisht nga 3 deri në 10, pesë kisha ishin sulmuar nga të panjohur në pjesë të ndryshme të vendit: Brendësia e tyre ishte dëmtuar dhe objektet e shenjta ishin përdhosur. E gjithë kjo ndodhte në sfondin e fenomenit të shkaktuar nga qarqe të shkurtra të çuditshme dhe zjarre të qellimshme të pamohueshme.

Përdhosje dhe vandalizëm

Forcat anonime që po i bëjnë luftë realitetit te krishterë të Francës nuk po limitohen në djegien e kishave; fenomeni është shumë më i gjerë dhe shumëdimensional.

Për shembull, midis 2015 dhe 2019, një valë sulmesh u zhvilluan përgjatë Pirenei-ve, të kryera nga persona të panjohur që nuk janë identifikuar kurrë, kundër kryqeve të instaluara në majat e maleve. Kostoja e riparimit të kryqeve të dëmtuara dhe zëvendësimi i tyre kur vidhen, u konsiderua e tepërt në një moment gjithashtu në dritën e rritjes së vazhdueshme të vandalizmit. Në fakt, në ato katër vjet më shumë kryqe ishin vandalizuar dhe vjedhur nga sa Këshilli Departamental i Pireneive Lindore kishte qenë në gjendje të rregullonte dhe zëvendësonte; prandaj, në Shtator 2019 autoritetet vendosën të dorëzoheshin, duke komunikuar që kryqe të reja nuk do të instaloheshin në maja, as do të riparoheshin në rast dëmtimi, dhe që ato ende të paprekurat dhe të pranishmet do të braktiseshin në fatin e tyre.

Pastaj është kapitulli i përdhosjes me qellim politik dhe fetar. Në rastin e parë po flasim për sulmet gjithnjë e më të shpeshta, me qëllim vandalizmin, në vendet e kultit nga aktivistë që i përkasin botës anarkiste dhe feminizmit radikal; në rastin e dytë këto janë episode që i atribuohen grupeve sataniste që shkatërrojnë si kishat edhe varrezat për të kryer rituale dhe për të vjedhur objekte të shenjta. Sipas gazetës Libération, 60% e përdhosjeve i atribuohen botës së ekstremit të majtë, neo-nazizmit dhe Satanizmit.

Djepi i anti-kristianizmit në Evropë

Numrat e siguruar nga policia franceze pikturojnë një realitet jashtëzakonisht të zymtë. Midis vitit 2008 dhe 2019, sulmet anti-kristiane janë katërfishuar dhe vendoset një rekord i ri çdo vit. Për shembull, midis 2018 dhe 2019 numri i veprimeve anti-kristiane u rrit nga 877 në 1.052. Shtrirja e fenomenit, qe tashmë është i përhapur dhe shqetësues në vetvete, merr një rëndësi edhe më të madhe kur e krahason atë me pjesën tjetër të Evropës.

Në fakt, është në Francë numri më i madh i sulmeve anti-kristiane qe zhvillohen çdo vit në Kontinentin e Vjetër. Vitin e kaluar, rreth 3 mijë sulme anti-kristiane u kryen në të gjithë Evropën, prej të cilave, siç u përmend më lart, 1,052 ndodhën vetëm në Francë. Kjo do të thotë që, shifrat në dorë, një e treta e të gjitha sulmeve anti-kristiane në kontinent po ndodhin në vend.

Sidoqoftë, do të ishte e gabuar të besosh se vala e anti-kristianizmit që po përshkon rrugët franceze i atribuohet plotësisht Islamit radikal.Hetimi i Libération, për shembull, ka ndihmuar në rindërtimin e fenomenit në kompleksitetin e tij, duke treguar sesi galaktika e aktorëve të përfshirë në këto gjeste është shumë e larmishme dhe heterogjene.

Ndërgjegjësimi për një rrethim shumë frontesh duhet të shtyjë komunitetin katolik të organizojë një kundër-ofensivë, veçanërisht në planin kulturor, ndërsa autoritetet duhet të investojnë më shumë burime në gjurmimin dhe ndjekjen penale të mëvonshme të autorëve të zjarreve dhe përdhosjeve; përndryshe paveprueshmëria e të pareve (besimtarëve) dhe neglizhenca e të dytëve (hetuesve) vetëm sa do ta përkeqësojnë dhe përshpejtojnë këtë fushatë të c’kristianizimit shtrëngues dhe violent.

VERITAS.COM.AL