Revista “Vogue” e  Parisit bëhet revista e parë Franceze që krijon një modelim transgender-i  në kopertinë, në nderim të Valentina Sampaio e Brazili, për edicionin e Marsit.

Duke e quajtur Sampaio , botimi francez i Vogue e përshkruan 22 vjeçaren si “femme fatale” (grua fatale) që ka ndodhur të jetë lindur si djalë.

“Mbrapa cilëcive fizike të dukshme dhe personalitetit rrezatues, (Sampaio) mishëron…. një luftë të gjatë dhe të dhimbshme kundër të qenit e perceptuar si “përjashtim gjenetik”, tha kryeredaktori i revistës Emmanuelle Alt, që ka shkruar edhe editorialin e revistës.

Sampaio e zjarrtë, e rrethuar nga një ngjyrë vjollcë e errët dhe blu e lehtë, shfaqet përmes fjalëve: “Bukuria Transgender”; me një nëntitull ku lexohet “Si e tronditin botën transgender-at” në kopertinën ku duket edhe tabela “February 23”.

Njerëzit Transgender janë në një rritje që po zhvillohet fuqishëm që nga hija.

Caitlyn Jenner, një yll dhjetë-garësh amerikan, bëri histori duke u shfaqur në një kopertinë të “Vanity Fair” në qershor 2015.

“Vogue mbështet dhe zgjedh për të festuar “njerëzit transgender” në botën post-gender”, shkruan kryeredaktori  Alt.

/Veritas.com.al/