Nga Veritas.com.al/
Sot qeveria dhe njerëzit rreth saj janë zgjuar nën frikë të llahtarshme. Njoftimet se Policia e Shtetit ka marrë ndihmë në teknikë dhe trainim nga jashtë, dëshmon se qeveria nuk ia del vetë të mbrojë veten.
Edhe institucione që tashmë kanë vdekur për shkak të mbarimit të mandatit, janë zgjuar. Avokati i Popullit, edhe se pa mandat, ka urdhëruar që të monitorohet opozita kudo, në çdo pikë ku po bllokohen rrugët. Avokati i Popullit monitoron, dmth., vëzhgon sjelljen e opozitarit dhe jo të qeverisë. Dhuna e qeverisë mbi qytetarin do të ishte e falshme sipas kësaj logjike, por asnjë sjellje e keqe e individit ndaj qeverisë.
Opozita, 65 ditë që nga dita e parë e protests për zgjedhje të lira, ka shpallur se sot do të bllokojë disa nga rrugët hyrëse për në Tiranë, nga ora 11.00 deri 12.00. Gjithë shteti, edhe me pjesën e madhe të mediave, edhe me fyerje e shpifje në internet, është angazhuar kundër opozitës që ndodhet në protestë.
Qeveria nuk mundi ta fshehë frikën. Frika është se protestuesit mund të marrin rrugën drejt vilave të ndërtuara nga qeveritarët përmes korrupsionit dhe vjedhjeve; frika është se protestuesit mund të zbulojnë zyrat e qeverisë duke u treguar të gjithëve luksin që ndodhet brenda tyre; frika se sot protesat e opozitës mund të shërbejë për të bindur edhe politikanët e maxhorancës se qeveria “nuk ia vlen” më.
Fakti që qeveria ka kaq shumë frikë nga protesta, dëshmon se nuk ia vlen të mbahet më këmbë.
/Veritas.com.al/