Disa mbishkrime janë vënë re në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ndërkohë që banorët shprehen të shqetësuar e të frikësuar për këtë situatë. Mbishkrimet u gjetën në fasadat e pallateve, në të cilat shkruhej “ISIS allahu ekbar, ak-47”. Banorët e kësaj lagje shprehen të frikësuar për këtë fakt.
Ata thonë se në atë zonë banojnë disa prej besimtarëve radikalë dhe shprehen se kanë frikë të flasin për këtë problem. Nuk dihet nëse këto mbishkrime janë në kuadër të shakasë ose jo, duke pasur parasysh edhe masat e shtuara të policisë nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm.
Shërbimi Informativ i Shtetit prej disa javësh po mban nën mbikëqyrje disa persona që kanë luftuar në Siri dhe janë rikthyer në Shqipëri. Këta persona me prirje radikale janë në disa qytete të Shqipërisë, ku disa prej tyre jetojnë edhe në Korçë