Muajin që vjen, Franca do të mbajë zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare. Fronti Nacional që mbështet masat anti- emigracion masiv parashikohet se do të arrijë një fitore të madhe. Ndërsa Presidenti i sapo zgjedhur, Macron, do të jetë i detyruar të bëjë koalicion me qëllim që të arrijë të qeverisë.

Pavarësisht se nuk e fitoi presidencën me kandidaten Marine Le Pen, Fronti nacional mund të arrijë një fitore të lartë në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare të Francës, ku praktikisht kanë vetëm dy deputetë.

Fronti nacional fitoi më shumë se 50 për qind të votave në 45 distrikte dhe mbi 45 për qind në 66 distrikte të tjerë. Këto janë premisa se se potencialisht kjo parti do të marrë shumë vota në zgjedhjet e ardhshme parlamentare- sipas Ouest France.

Në 13 distrikte, Le Pen fitoi më shumë se  55 për qind të votave u besohet se kjo parti do të marrë disa vende për parlament. Këto zona janë të gjitha të vendosura në veri të Francës dhe veri-lindje si Calais, tani e konsideruar si bastion i Frontit National (FN).

Denys Pouillard, drejtor i ‘Observatorit Politik dhe Jetës Parlamentare’  është tani më shumë optimist duke thënë se FN mund të mbledhë deri 50 vende në Asamblenë Kombëtare. Pouillard thotë se ka ardhur në këtë konkluzion nga krahasimet mes votimeve në zgjedhjet lokale në vitin 2015 dhe votimeve presidenciale.

Zoti Macron, edhe pse fitues i zgjedhjeve presidenciale të të Dielës, mund të përballet me një betejë ‘në të përpjetë’ muajin e ardhshëm ndërsa partia ‘Le Republique En Marche’!, do të ndodhet para dyshimeve nëse krijon dot maxhorancë për Asamblenë Kombëtare.

Në qoftë se Macron nuk do të mund të krijojë maxhorancë do të detyrohet të kthehet në anëtar të partive të establishmentit, gjë që do ta limitojë ashpër mundësinë e tij për të qeverisur vendin.

Edhe pse presidenti ka pushtetin kryesor në sistemin Francez, kryeministri është me plot kompetenca për zbatimin e politikave të brendshme të presidentit.

Tradicionalisht, presidenti dhe kryeministri i përkasin të të njëjtës parti. Por kur nuk janë të të njëjtës parti, siç ishte në rastin e presidencës së Jacques Chirac, vendi ka mundësinë që të ndalojë ritmet.

Sistemi elektoral legjislativ i Francës është me dy raunde; por në qoftë se kandidati në raundin e parë merr më shumë se 50 % ndalohet me një raund. Në qoftë se jo, atëherë të gjithë kandidatët me mbi 12.5 për qind shkojnë në raundin e dytë në garë me kandidatët që fitojnë më shumë vota.

Në votimet e fundit, Partia e Macron ndodhej në 36 për qind, përballë Frontit Nacional dhe Republikanëve me nga 22 për qind.

/Veritas.com.al/