(FOTO: Mbretëresha e Anglisë) /
Donald Trump do të marrë një ftesë për të takuar Mbretëreshën e Anglisë në verën e vitit që vjen- sipas raportimeve nga media.
“Fallxhorët” besojnë se Mbretëresha është “arma sekrete”, ndërsa Theresa May- kryeministre do ta përdorë vizitën e Trump për të forcuar lidhjet mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i zgjedhur Trump, i tha kryeministres May, në telefon, javën e kaluar, se nëna e tij Skoceze ka qenë një admiruese e veçantë e Mbretëreshës.
(FOTO: Theresa May- kryeministre e Britanisë së Madhe)
Gazeta “Sunday Times” raporton se tashmë karpeti i kuq ku do të pritet Trump, thuajse është shtruar në Whitehall. Ftesa formale do t’i dërgohet mbasi Trump të betohet si president i Shteteve të Bashkuara më 20 janar.
Një burim që ka diskutuar me kabinetin e ministrave rreth pritjes së Trump, tha se “Qeveria ka vendosur që arma e tyre sekrete është kjo: që zotit Trump t’i ofrojnë vizitën e parë jashtë Amerikës, te Mbretëresha e Anglisë. Trump dhe Melania do të qëndrojnë në Kështjellën “Windsor”.
Zonja May shpreson që këtë vizitë ta marrë si një avantazh për t’i dhënë shtysë tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.
(FOTO: Donald Trump dhe Nigel Farage)
Media shkruan se vizita e Trump në Mbretërinë e Bashkuar mund t’i japë mundësi zonjës May për të thënë se është kjo, jo zoti Nigel Farage, që i ka lidhjet më të afërta me miliarderin Republikan.
Zëdhënësi i “Buckingham Palace” shtoi: “Vizita shtetërore dhe takimet e tjera do të organizohen nga qeveria”.
/Veritas.com.al/