I ftohti polar ka goditur vendin tonë. Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm gjatë paradites dhe mesditës, duke bërë që të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash.
Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat Veriore, ku do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°Cderi në 12°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.