Kryeministri Kyriakos Mitsotakis duket se nuk do të ndajë pushtetin. Pasi ktheu hartën e Greqisë pothuajse tërësisht blu, kryeministri grek nuk arriti të kishte rezultatin absolut për të formuar qeverinë, kështu që i dorëzoi mandatin Presidentes greke, Katerina Sakellaropouloun me synimin për të shkuar sërish në zgjedhje.

Partia e zotit Mitsotakis fitoi 146 vende, pesë vende më pak nga 151 që kërkoheshin për një shumicë. Një hartë votash e ministrisë së brendshme tregoi të gjitha zonat zgjedhore të Greqisë, përveç njërit, të ngjyrosura në blu Demokracia e Re.

Teksa Kushtetuta greke i jep të drejtë tre ditë kohë Mitsotakis të formojë koalicion qeverisës, udhëheqësi i ‘Demokracia e Re’ ka njoftuar vendimin e tij për t’i mbajtur zgjedhjet e radhës më 25 qershor.