Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar nga Pogradeci ku ndodhet për një ditë pushimi ndryshe, se është gati ‘të lërë mandatin’ në lidhje me krizën politike ku është përfshirë vendi, sipas tij.

Sipas Metës kjo krizë nuk është e re dhe arsyet i ka dhënë edhe më parë. Vetë posti i presidentit Meta është produkt i krizës politike, shkaktuar edhe prej tij dhe partisë së tij LSI. Kohët e fundit vetë Meta ka qenë i përzierë në vorbullën e protestave dhe manisë për marrjen e pushtetit me dhunë, si me mos- dekretimet ashtu edhe përmes partisë që drejton gruaja e tij, Kryemadhi.

‘Jam i gatshëm që nga dorëzimi i mandatit tim si President e deri tek sakrifikimi i jetës time si Salvator Allende për të mos lejuar instalimin e një junte’, është shprehur presidenti Ilir Meta në Pogradec.

UPDATED:

“Unë i kam dhënë argumentet e mia për krizën, që për mua është e qëllimshme. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe për rrjedhojë po cënohet rendi kushtetues”, thotë Meta.

Sa i përket vendimit ekstrem të opozitës, me djegien e mandateve të deputetëve të saj në Kuvend, kreu i shtetit thotë se është veprim “i dënueshëm dhe i papranueshëm”.

“Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet. Çdo numër tjetër është i kundërligjshëm, në planin politik, ligjor dhe moral. Mund të thirrjen një milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën”, tha Meta.

Sipas tij, kriza nuk zgjidhet as me retorikë dhe as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze.

“Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Pasojat e saj mund të jenë të rënda për Shqipërinë”, tha kreu i shtetit, i ndodhur në Pogradec në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut.

 

Veritas.com.al/