Seanca parlamentare -e para e këtij sesioni dimëror, është mbyllur në shenjë ‘sigurie’. Deputetët e opozitës dolën në foltore duke bllokuar kështu vijimin e seancës.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi: “Ulu poshtë se do të ta jap unë fjalën”, i tha Bashës.

Kryetari i PD, Basha ngrihet nga karrigia dhe shkon drejt foltores

Ruçi: Pse ngrihesh. Kryetar, ulu poshtë. Bëj liderin. Ulu mos bëj badigardin e kryetarit të grupit. Bëj liderin.

Debati nisi kur ‘për shkak procedure’ kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho po prezantonte nismën e 55 deputetëve të opozitës për ndryshimet kushtetuese lidhur me mënyrën për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Kreu i Kuvendit Ruçi i kërkoi Spahos që të ulej, pasi fjala do t’i jepej më vonë kur të nisnin diskutimet për ligjet.

Por nuk u gjet zgjidhja, dhe kryetari i Kuvendit ka mbyllur seancën.

Veritas.com.al/