Burime nga brenda grupimeve në bisedime për krizën, tregojnë se  Kryeministri Edi Rama ka hequr dorë jo vetëm nga spostimi i datës së zgjedhjeve, 18 qershor, por edhe nga postet ministrore që do t’i jepeshin opozitën sipas paketës McAllister, të pranuar edhe nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee.

Rama është dakord që opozitës t’i japet vetëm posti i ministrit të Arsimit dhe e drejta për të emëruar drejtorët e policisë nëpër qarqe dhe asgjë më tepër.

Pra, paketa McAllister me ndryshimet përkatëse, e mbështetur nga zyrtari i DASH Yee, është rrëzuar pothuajse tërësisht nga Kryeministri.

Nga pala tjetër, kryetari i PD Lulzim Basha dhe partitë opozitare e kanë pranuar paketën McAllister të mbështetur nga Yee dhe janë shprehur të gatshëm të votojnë vettingun.

/Veritas.com.al/