Një e shtënë me armë zjarri nga një makinë ka lënë tre plagosur rreth orës 13:00 në qendër të qytetit të Shkodrës, në vendin ku ishte më parë monumenti i pesë Heronjve të Vigut.
Një vajzë e re, një djalë i ri dhe një burrë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Objektiv i atentatit ka qenë një çift të rinjsh, por ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit.
Policia ka mundur të identifikojë tre të plagosurit si Doni Lisi, Elona Çurku dhe Enrik Prendushi.
Policia ka ngritur postblloqe në Shkodër për kapjen e dy atentatorëve, njeri prej të cilëve është identifikuar me inicialet D.T.
Veritas.com.al/
(FOTO: Ky eshte vendi i ngjarjes)/