Televizioni shtetëror rus, që është burimi kryesor i propagandës të Kremlinit, tha se tashmë ka filluar Lufta e Tretë Botërore pas fundosjes së anijes Moskva, shkruan Metro, përcjell Periskopi.
Olga Skabeyeva, që i shërbën propagandës së Putin, u tha shikuesve se mbështetja perëndimore për Ukrainën po shpie drejt një konflikti të drejtpërdrejt me Rusinë. “Ajo çka eskaloi deri këtu mund të quhet Luftë e Tretë Botërore. Kjo është e tëra sigurisht”, tha ajo.
Gazetarja ruse gjithashtu tha se Rusia po lufton kundër infrastrukturës së NATO-s, nëse jo kundër vetë NATO-s.
Municioni në bordin e Moskvas eksplodoi pas një zjarri, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Ministria tha se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Ukraina thotë se ajo ka goditur anijen me dy raketa ‘Neptune’. Luftanija me ekuipazh 510 anëtarësh ka udhëhequr sulmet detare të Rusië kundër Ukrainës, duke u bërë një simbol i rëndësishëm dhe një shënjestër ushtarake.
Rritje e moralit për Ukrainën
Moska është anije e vjetër që nga periudha sovjetike, por është bërë anija kryesore në flotën ruse në Detin e Zi që nga viti 2000.
Anija 12.500 tonëshe ka qenë pjesë e flotës ruse në det të hapur dhe ka qenë kërcënuese për portin ukrainas të Odesas.
Çfarëdo lloj arsye që shkaktoi zjarrin e madh- me Ukrainën që thotë se ajo u shkatrrëua me dy raketa të hedhura nga forcat e saj- shkatërrimi i Moskës së fuqishme do të duket si një drejtësi poetike në Ukrainë.
Në më shumë terma praktikë, ky incident duket se do të rezultojë që anijet ruse të luftës të lëvizin edhe më tutje në det të hapur për shkak të sigurisë së tyre.
Sa e rëndësishme është Moskva?
E ndërtuar në periudhën sovjetike, anija u vu në shërbim në vitet 1980, sipas mediave ruse.
Shkatërruesja e raketave ishte vendosur më parë nga Moska në konfliktin e Sirisë, ku i furnizonte forcat ruse në vend me mbrojtje detare.
Moskva është anija e dytë e madhe ruse që është dëmtuar rëndë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.