Furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Disa ngjarje të rënda dhe kriminale të ditëve të fundit e detyruar Qeverinë që të shpejtonte me disa javë ristrukturimin thujase në të gjitha qarqet por edhe në drejtoritë më të rëndësishme të uniformave blu në Drejtorinë e Përgjitshme, ristrukturim ky i paralajmëruar edhe nga kryeministri Rama. Ditën e sotme janë bërë me dije edhe lëvizjet e bëra, ku ndryshime ka pasur në 10 drejtori vendore,  përjashtuar Tiranën dhe Gjirokastrën.

Ajo që bie në sy është emërimi i Dhimitraq Ziut i cili është transferuar dhe emëruar Drejtor i Policisë Rrugore. Më herët ka qenë zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë.

Niko Brahimaj nga Shkodra transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të  Policisë  Shkencore.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, një prej qarqeve më problematike sa i përket ngjarjeve kriminale.

Këto lëvizje ishin parashikuar që të ndodhin ne muajin shtator, por u përshpejtuan pas ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në vend. Ndryshimet janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ku në dokument thuhet se këto ndryshime bëhen “në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend”.

Lëvizjet në Policinë e Shtetit
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë     Vendore të Policisë Shkodër.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë  transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.
Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë  deri tani  transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.
Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë  së Shtetit.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të  Policisë  Shkencore.

VERITAS.COM.AL