Eksperti i ekonomisë Ardian Civici komentoi ndryshimet në nivelin e euros gjatë fushatës elektorale që duket që nuk ka pasur ndryshime të mëdha. Sipas tij, deir në këto momente nuk janë parë ndryshime sinjifikative dhe se faktori kryesor që ndikon është sasia shumë e madhe e eurove. Civici shtoi që nëse do të ketë ndikime, do të forcohet leku dhe do të dobësohet euro.

“Mendoj që kemi të bëjmë me dy fenomene ai i kursit të këmbimit dhe ndikimit të fushatës që në një farë mënyre provokon konsumin dhe rrit inflacionin.

Në raport me euron duhet konsideruar si një ekuilibër i ri i qëndrueshëm disa mujor, nëse nuk ndodhin goditje strukturore. Fushata pavarësisht shpenzimeve dhe financimeve nuk duket që ka një ndikim me sasinë e eurove të hedhura.

Përsa i përket stimulimit të konsumit ose konsum specifik, po ndodh ndonëse në përmasa më të vogla dhe do të jap efektin e tij. Faktori kryesor që ndikon është sasia shumë e madhe e eurove në raport me lekun, këto fushata nuk po e shtojnë masën e eurove që të kenë ndikime. Nëse ka ndikim, do të forcojë lekun dhe dobësoj euron.”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *