Kështu ka ndodhur vjedhja në çantën e gruas së Ardian Çipër- zëvendësdrejtor I Policisë së Shtetit. Ka dëshmuar vetë autorja e vjedhjes- sipas një interviste për gazetën “Shekulli”.

Rozalinda Ikonomi, e shpallur si fajtore për vjedhjen, tanimë në qeli, ka deklaruar se vjedhjen e kreu ajo.

“E pashë që hyri në dyqan. Ishte grua luks, e veshur mirë dhe me çantë të shtrenjtë.  Thashë se kjo do të kishte para. Futa dorën në çantë dhe mora një shumë që nuk e di sa ishin. Lashë plot tufa me lek në çantë”, tregon zonja Ikonomi.

Ajo dëshmon që nga qelia se pasi mori paratë, të panumëruara, doli nga dyqani dhe nisi rrugën e  vet.

“Rrugës u pendova- thotë zoznja Ikonomi- U ktheva dhe i dërgova lekët zonjës që ia mora”

Por kjo nuk mjaftoi që zonja e luksit të mos më dërgonte në Polici, tha zonja Ikonomi, për gruane zëvendësdrejtorit të policisë së Shtetit, Çipa.

Zonja që kishte paratë, i kishte të gjitha në dorë: Edhe paratë, edhe Policinë, edhe qelinë!

/Veritas.com.al/