Kane fituar sovranistët ne zgjedhjet evropiane? J
o, por kane arritur megjithatë një rezultat që nuk duhet nënvlerësuar, duke pasur parasysh se bashkimi i grupeve sovraniste (ose populistët nëse preferoni) që përbëjnë trupën djathtas të Partisë Popullore Evropiane shohin ne fushe më shumë se 170 vende.
Flasim për grupe të ndara dhe me agjenda të ndryshme politike, por në çdo rast ata përfaqësojnë një ekip që, pothuajse i bashkuar, arrin numrin e anëtarëve të PPE-së. Megjithatë, për lëvizjet e platformave të ndryshme sovraniste, ky është një rezultat i mrekullueshëm: por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të marrë, të paktën për momentin, pozicionet e afta për të ndryshuar politikën e Bashkimit Evropian.
Nën këtë profil, nyja për tu zgjidhur për Evropën sovraniste është pikërisht kjo: të kuptojnë se si të përfitojnë nga dinamizmi elektoral, duke e shndërruar atë në një rezultat të prekshëm:Per ta bëre efikase fitoren nga pikëpamja e detyrave dhe funksioneve brenda organizmave që kanë peshë në Evropë. Sepse përndryshe rreziku është që akti elektoral të transformohet në një fitore pa ndonjë rëndësi të veçantë nga pikëpamja efektive, duke e shndërruar Parlamentin Europian në një skenë me shume sesa në një fushë beteje.
Dhe përfitimi nga rezultatet zgjedhore sigurisht që nuk do të jetë i dobishëm për të marrë atë që dëshirohet, që të paktën në nivelin e programit, është të ndryshojë Europën nga brenda.
Çështja nuk është fare e thjeshtë. Por tani ajo që sovranistët duhet të bëjnë është që të mos ndalen dhe të evitojne te mbeten te ankoruar te propaganda. Tani kanë vendet ne parlament.
Nuk përfaqësojnë një numër të tepruar dhe sigurisht që nuk mund të jenë në gjendje të ndryshojnë strukturën e BE-së, veçanërisht nëse janë të ndare. Por ajo që është e qartë është se mënyra e vetme për të arritur qëllimin e hyrjes në fijet e burokracisë evropiane, thelbi i vërtetë i politikës së kontinentit edhe më shumë se postet politike, është ajo qe të mos ndalen në konfrontimin dhe të mos besojne se kane arritur qëllimin.
Sepse për momentin ata kanë marrë “vetëm” vende, por ata rrezikojnë të kenë vetëm këtë, veçanërisht për izolimin në të cilin janë detyruar dhe që në disa mënyra janë duke e eliminuar. Sidomos në qoftë se aleanca mes socialistëve, të gjelbërve dhe liberalëve të Emmanuel Macron do të konfirmohej, qe ne fakt jo vetem do të përjashtonte nga loja PPE por edhe të gjithë sovranistët. Në praktikë, gjysma e Parlamentit Evropian.
Rreziku i përjashtimit dhe asgjësimit progresiv është real. Dhe kjo është gjithashtu për shkak të një faktori tjetër: ndarja e sovranistëve. Grupet janë të ndarë dhe partitë brenda tyre nuk duken në gjendje të arrijnë një kompromis. E vetmja mundësi është të bashkojnë forcat dhe të provojnë të krijojnë një platformë, megjithatë, me popullorët evropianë. Por kjo implikon një sërë te panjohurash. E para: sinergjia e mundshme ndërmjet partive të ndryshme që, mes tyre, duken ekstremisht të ndara mbi pika të ndryshme kyçe; e dyta, megjithatë, është se populloret kane shumë më tepër për të fituar duke u bashkuar me socialistët dhe liberalët e Macron sesa të bashkohen me bllokun populist.
Çështja e posteve që do të ndahen është një çështje qe i përket qeverive. Dhe sovranistët nuk kanë çelësat e ekzekutivit, me përjashtim të Leges, e cila është pjesë e një maxhorance dhe nuk ka në grupin e saj kryeministrin. Rreziku i paralizës është i lartë. Dhe me të, rreziku i një fitoreje të vërtetë pa efikasitet, për shkak të pamundësisë për të dhënë goditjen. Në këtë drejtim, jehojnë fjalët që e bënin Livion e Maarbale kundër Hannibalit kartagjenas te thoshte:”Vincere scis, Hannibal; victoria uti nescis “, ” Di të fitosh, Hannibal, por nuk di ta shfrytëzosh fitoren “.
Veritas.com.al/