Nga: Julian Deda/ Fb

I gjithe lidershipi i PD-se shperndan me urdher nje shkrim te nje gazetareje, gje qe nuk ka ndodhur ndonjehere ne ate parti. Meqe i pelqeu katit te peste, o burra ta shperndajme dhe ta demaskojme Gerten, qe foli ne Parlament, sepse urdheri i ‘Republikes se re’ eshte i qarte: “te demaskojme kedo, qe eshte me i vertete se Luli ne ate foltore”.

Ky urdher nuk kursen as Sali Berishen, e jo me Gerten.

Gabove perseri Lul, kete ta them sinqerisht. ‘Keshilltaret mizerabel’ nuk po te lene rehat. Shiko çfare gafe ke bere. Qytetari yt dixhital eshte po aq i fallco, sa ç’eshte strategjia e jote per te rrezuar Ramen nga pushteti. Ai mesazh eshte i sajuar, aq sa eshte e sajuar dhe e pavertete deshira jote per ta bashkuar PD-ne.

Gabove perseri Lul, sepse u more me Gerten si njeri dhe jo me ato çfare tha ajo, qe per fat te mire i shkonin per shtat nje opozite normale. Por me sa duket kjo e jotja nuk eshte normale, por eshte nje opozite e kapur dhe e shitur.

Gabove perseri Lul, sepse sa shperndan nje shkrim qe nuk te nderon, por perkundrazi te ul aq shume pike sa ti nuk e ke idene, mund te shperndaje denoncimin e Doktorit ne Parlament, per te cilin iu pre fjala dhe grupi i PD nuk pipetiu, pjese e strategjise dhe kjo.

Edhe nje lutje kam. Te lutem hap syte, mos shko te biesh vete ne gropat qe hap Rama, lere ate te te shtyj, qe te pakten te na vije keq per ty.

Veritas.com.al/