Progresi, sipas sondazheve kombëtare në vite i Shtëpisë së Bardhë nën presidentin Barack Obama, ka qenë më rritje dhe ulje, sipas studimit më të ri të agjencisë Gallup.
“I pyetur rreth qëndrimit kombëtar gjatë tetë viteve, Amerikanët thonë se Shtetet e Bashkuara patën rritje në 19 aspekte të politikës, por humbën pikë në 14 drejtime të tjera”, sipas Gallup.
Publiku shikon “prapambetjen më të madhe në borxhin federal, krimin, hendekun mes të varfërve dhe të pasurve dhe në marrëdhëniet e racave”, pranon Gallup. Gradët në këto drejtime ishin si më poshtë: minus 36 për qind, minus 35 për qind, minus 34 për qind dhe minus 27 për qind për raportet mes racave. Vetë Obama ka humbur 7 për qind kur Amerikanët u pyeten se çfarë mendojnë mbi “situatën e njerëzve me ngjyrë”.
Mbi të gjitha, sipas vlerësimit të publikut, Obama ka humbur 9 për qind në radhën e arritjeve të përgjithshme.
Më poshtë ndodhen tabelat me grafikët e vlerësimit publik mbi arritjet dhe humbjet e Shtëpisë së Bardhë në presidencën e Obamës: