Një debat i ashpër është zhvilluar në takimin e Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit me strukturat drejtuese të PD në Korçë. Selami dhe Basha janë pyetur për lidhjet e tyre me Soros dhe veprimtarinë e tij në Shqipëri.

Reagimi i Eduart Selamit ka qenë i prerë:

“Unë skam qenë asnjëherë njeriu i Soros, unë jam republikan…  Por bashkëshortja ime është prej disa kohësh drejtuese e Bordit të Fondacionit në Tiranë”, ka thënë Selami.

Reagimi i tij ka qenë i ashpër në drejtim të Lulzim Bashës, duke deklaruar se Sorosin e kishte takuar vetëm njëherë me kërkesë të Bashës dhe theksoi se kryetari i ngrirë i PD ka studiuar me bursë nga Soros.

Debati ka qenë i ashpër midis Selamit dhe Bashës, ky i fundit e ka kundërshtuar, por rivali i tij ka theksuar se në rast se ky fakt nuk është i vërtetë, atëherë ishte i gatshëm të dorëhiqej nga gara.

Ndërkohë që edhe Basha ka mohuar të ketë lidhje me multimiliarderin, duke e konsideruar organizatën e tij, si mbështetëse te socialisteve dhe Rames. Selami i ka kërkuar Bashes te tregohet i sinqerte dhe te tregoj që bursën ne Holande e ka marre pikërisht nga Soros-i.

Madje, Basha dhe Grida Duma vijoi Selami e kane falënderuar publikisht Xhorxh Soros për mundësimin e studimeve dhe për ketë ka edhe filmime.

Basha ka heshtur më pas duke mos deklaruar të njëjtën gjë si Selami.

Veritas.com.al/