Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të hënë dhe ka miratuar listën me kandidaturat për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK).

Katër prokurorët që kanë shprehur interes për të udhëhequr SPAK-un janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të tyre, do të vijojë faza e intervistimit nga KLP-ja, ku kandidatët do të kenë mundësinë të paraqesin platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e strukturës së posaçme.

Drejtuesi aktual i SPAK, Altin Dumani, duhet të lirojë zyrën për pasuesin e tij në këtë detyrë në datën 18 dhjetor, teksa drejtuesi i ri, i cili do të jetë i treti që kjo strukturë ka pasur nga nisja e punës në 2019, do të qëndrojë në krye deri në dhjetor 2028.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *