Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu, në një intervistë për emisionin “Komiteti” në TV Dukagjini, ka deklaruar se Ilir Meta nuk do të betohet si President, dhe se kreu i ri i shtetit do të zgjidhet nga radhët e PD.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: A do të betohet zoti Meta në korrik?
Përgjigje: Dyshoj. Në se nuk ndodh diçka unë mendoj se gjasat e betimit të tij janë shumë të vogla.
Pyetje: Sa me sa? A do e marrë PS, apo do t’ja japë PD-së?
Atëherë i bie ose Basha ose Berisha.
Pyetje: A ka ndonjë mundësi që Rama, “Noriegën” pra Berishën ta zgjedhë president?
Partia Socialiste nuk e zgjedh, sepse Rama nuk do e kishte problem. Rama në 18 maj ka thënë: ‘Falenderoj Lulzim Bashën që në 18 maj zgjodhi Shqipërinë para politikës, ka qenë e mjaftueshme.
Pyetje: Në 25 korrik?…
Më 9 shtator bëhet qeveria, se është me kushtetutë,
Pyetje: Nuk bëhet më herët?
Nuk bëhet, kryetari zgjidhet më 24, por realisht nuk zgjidhet…
Pyetje: Pse?
Dyshoj që zoti Meta mund ta bëjë betimin… Ka hidhërim shumë në PS dhe PD
Pyetje: Edhe në PD?
Po
Pyetje: Te Berisha se besoj që ka hidhërim?
Pyete Berishën se mund të jetë pretendues për ndonjë kandidat të vetin…