Gazetari i Abc news, Flamur Vezaj, ka njoftuar sot se do të braktisë për pak kohë profesionin e gazetarit dhe do të largohet nga Shqipëria.

Vezaj i cili është nga Zhuri i Kosovës, me anë të një njoftimi në Facebook, ka falënderuar kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij në 15 vitet e tij në Shqipëri, dhe thekson se do të rikthehet sërish në vendin tonë, por pa dhënë detaje se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Postimi i Vezajt në Facebook:

Miq, koleg e te aferm, pas 15 vitesh ne Shqiperi dhe mbi 12 vite pune ne media te shkruar e vizive, po e mbyll ketu, per te hapur nje kapitull tjeter ne nje vend shume larg Shqiperise e Kosoves per shume e shume arsye!!!

Ju falenderoj te gjitheve pa perjashtim, qe nga profesoret e Gazetarise, Juridikut, koleget e mediave, ne vecanti sektorit te kronikes nder vite e shume bashkepunetoreve te tjere. Duke perfshi ketu roje, sekretar/e, oficer policie, jurist, avokat, prokurore, gjyqtare, drejtor e specialist te administratave te ndryshme!

Falenderoj edhe te gjithe ata qytetarë te thjeshtë e shume njerez te mire te ketij vendi te begatë, te cilet me besuan dhe ndan me mua shume halle e informacione te ndryshme per t’ia percjell publikut!

Pa Ja nuk do isha ketu ku jam!

Ne fund, nje falenderim per koleget e ABC NEWS me te cilet kam punuar keto 54 muajt e fundit duke mos perjashtuar ketu operatoret dhe montazhieret, qe punen e perditshme ma ben me te lehte .

Po e ndaj me ju nje video emocionuese per mua, qe koleget ma bene dhurate .

Do rishihemi perseri!

Mbetshi me shendet dhe Zoti ju ruajt te gjitheve!

Veritas.com.al/

https://docs.google.com/open?id=0B8DfPWiEuFWOT2ZPMnkybHNYdGs