Presidenti rus Vladimir Putin mbajti fjalmin e tij në samitin trepalësh me Donald Trump dhe Xi Jinping në Shenzhen.
Ai deklaroi se Rusia, SHBA-ja dhe Kina kanë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe rol kyç në zgjidhjen e konflikteve.
Presidenti rus pretendon gjithashtu se vendet kishin “interesa të shumta të përbashkëta në zgjidhjen e konflikteve rajonale, duke përfshirë, padyshim, konfliktin në Ukrainë”.
“Nga ana ime, jam i bindur se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara – dhe popujt tanë përkatës – janë të aftë të japin një kontribut domethënës në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit global, me kusht që të angazhohemi në një bashkëpunim konstruktiv dhe të bazuar në partneritet, të rrënjosur në respekt të ndërsjellë, barazi dhe një ekuilibër interesash”, theksoi ai.
Komente