-Bisedë në emisionin “Të paekspozuarit” në Top Channel-

Lulzim Basha është i kënaqur me të qenit në opozitë.

Pse nuk kemi një opozitë, praktikisht nuk kemi opozitë, por e kemi vetëm teorikisht?

Problemi është që opozita është një kanal politik që protestën e kthen në votë, por po shohim që protesta që kanë njerëzit, mungon. Shqiptarët e pranojnë modelin. Ne ende kemi elementë të tribalizimit, të fisit.

Ka pasur një parti skrapallish. Pra, janë këto fenomene që i kemi në këtë shoqëri.

Nuk ka interes Basha të vij në pushtet, përvoja këto katër- pesë vite ka treguar që ai nuk është një lider. Dhe prandaj i intereson të bëjë kompromis. Dhe mbrapa ke gjithmonë një marrëveshje që ekziston. ‘Kryeministër nuk bëhem kurrë, dhe të mbaj këtë kasolle ku ndihem rehat’, tha zoti Ruli.

Veritas.com.al/