George Clooney ka kërcënuar se do të padisë revistën Franceze pse ka publikuar fotot e binjakëve të tij.

Aktori tha në deklaratën e tij se : “Gjatë javës së kaluar fotografët nga revvista Voici kapërcyen mbi gardhin tonë, u ngjitën në pemën tonë dhe ilegalisht fotografuan fëmijët tanë brenda shtëpiësë”.

Revista ‘Voici’ i publikoi fotot të Premten, duke pohuar se këto ishin imazhet e para të Ella dhe Alexander .

Revista ka thënë se ‘ka qenë kërkesë e publikut” për fotot

Çifti ishte për pushime në Liqenin Como, Itali, kur kanë parë fotot në revistën Voici.

George Clooney publikoi një deklaratë ku dënonte revistën pr publikimin e fotove në kopertinën e saj.

“Pa gabuar aspak, fotoreorterët, agjencia dhe revvista do të përgjigjen plotësisht para ligjit. Siguria e fëmijëve tanë e kërkon këtë”, tha ai.

Ndërsa revista ‘Voici’ përdori këtë argument:

Publikimi i fotove- tha revista- është interes publik.

“Njerëzit e duan George Clooney dhe e kanë ndjekur historinë e jetës së tij prej shumë vitesh”- thuhet në deklaratën e dhënë nga revista.

“Këto foto nuk e venë në rrezik zotin Clooney, as jetën e tij dhe të fëmijëve”- përfundon revista.

Veritas.com.al/