Kryeministri Edi Rama ka reaguar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE. Ai thotë se Shqipëria do të mbështesë në vijim procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë në vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është një  draft i BE-së”, tha Rama.

Shefi i qeverisë shtoi se Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën për zbatimin e marrëveshjes themelore dhe do të vijojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Mes tjerash, Rama paralajmëron edhe një vizitë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë për të treguar mbështetjen personale në këtë proces.

Shqipëria do ta mbështesë fuqimisht Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve në fqinjësinë tonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkroi Rama më tej.