Artist i trazuar nga droga dhe një jetë sentimentale e komplikuar, këngëtari britanik George Michael, interpretuesi i këngëve hit “Faith” dhe “Careless Whisper”, ka vdekur për shkaqe të panjohura në shtëpinë e tij në moshën 53 vjeç.

Menaxheri i tij, Michael Lippman ka deklaruar se këngëtari është gjetur i shtrirë “në shtratin e tij, në paqe”, dhe se  kish vdekur nga një krizë kardiake.

Idhull i  adoleshentëve në vitet 1980 me grupin Wham!, i shndërruar më pas në superyll botëror si solist, këngëtari ka vdekur në shtëpinë e tij në Goring, në perëndim të Londrës, sipas   BBC-së.

Homazhet për këngëtarin, po mbushin rrjete sociale, nga njerës të panjohur dhe personalitete të botës së artit.

“Jam thellësisht i shokuar. Kam humbur një mik të shtrenjtë – më mirin dhe më bujarin, një artist brilant. Mendimet e mia shkojnë për familjen e tij dhe të gjithë fansat e tij”, ka reaguar këngëtari britanik Elton John në Instagram.

Ylli i Rock-ut, kanadezja Bryan Adams ka komentuar në Twitter: “RIP George Michael. Nuk mund ta besoj. Një këngëtar i pabesueshëm dhe një njeri i adhurueshëm, tepër i ri për të na lënë”.

“Ti i ofrove botës një dhuratë të pabesueshme! Çfarë talenti! Çfarë humbje!”, ka shkruar në Tweeter këngëtarja amerikane  La Toya Jackson.

/Veritas.com.al/