Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila u mbajt të martën në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo ishte një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë të shënuar të Shqipërisë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Shqipëria ka hapur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kapitujt e hapur lidhen me fusha të rëndësishme të procesit të integrimit evropian: Kapitulli 25 për kërkimin shkencor, Kapitulli 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe Kapitulli 30 për marrëdhëniet me jashtë.

Hapja e këtyre kapitujve shënon një tjetër etapë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria ka hapur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kapitujt e hapur lidhen me fusha të rëndësishme të procesit të integrimit evropian: Kapitulli 25 për kërkimin shkencor, Kapitulli 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe Kapitulli 30 për marrëdhëniet me jashtë.

Hapja e këtyre kapitujve shënon një tjetër etapë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *