Armiku i fshehur dhe sekret i Xhorxh Soros është i paimagjinueshëm dhe shumë i fuqishëm. Hetimi i New York Times ve gishtin tek Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg, përkatësisht themeluesi dhe numri 2 i Facebook. Kundër tyre akuza është serioze dhe e bujshme: pasi i kane besuar Definers Public Affairs,shoqëri e themeluar nga ish-eksponentë republikanë, që kishte përhapur fake news mbi faktin se prapa grupeve që kritikojnë Facebook qendron pikërisht financieri hungarez, më i urryeri nga sovranistët e gjysmës së botës për angazhimin e tij ne favor te emigrantëve.

Rrjeti i presioneve dhe lajmeve të bëra për t’u qarkulluar me mjeshtëri, shpjegon Corriere della Sera, është shumë i ndërlikuar: për shembull Definers “do të kishte insistuar mbi organizatat e të drejtave civile si Anti Defamation League duke u kërkuar atyre të mbrojnë Facebook nga akuzat për sjellje antisemitiste ardhur pasi kompania kishte vonuar eliminimin nga rrjetet e saj të shpifjeve kunder hebrenjve “, përveç përhapjes së artikujve negativë kundër” rivalëve “Google dhe Apple. Për momentin, Zuckerber ka replikuar i turperuar duke thënë se nuk kishte ditur asgje deri më sot për lidhjet midis kompanisë së tij dhe Definers.

Veritas.com.al/