Nga Josif Papajorgji
Dje se toku me poetin, studiuesin dhe editorin Arian Leka shkuam ne shtepine e Gezim Qendros. E shoqja, gazetarja e njohur Arta Marku, e mbledhur kruspull nga humbja e madhe e te shoqit, packa se mes dhimbjes se forte, nuk e kishte leshuar krejt veten, mbahej si grua e forte, por se toku folem per Gezimin e saj, Gezimin tone, Gezimin e arteve vizuale, kete mendjemprehte dhe filozof te artit, qe rralle i vijne mendimit kritik dhe estetik shqiptar.
E kam njohur heret Gezim Qendron, dhe qysh ne diskutimet e para ai shquante per thellesine e mendimeve te tij, ate menyre krejt te re te percjelljes se ideve, pertej klisheve dhe formes se rende e retorike te kritikes se para vitit 1990. Edhe terminologjia ishte tjeter, padyshim konceptet qene ku e ku me perpara . Me pas ai mbrojti doktoraturen ne France, nje parashtrim i eperm dhe me nje ligjerim modern.
Ne bashkepunuam ne revisten tone “Studime per artin” te Qendres se Studimeve te Artit te Akademise se Shkencave, sot njesi e integruar te Akademia e Studimeve Albanologjike, dhe ai botoi tre shkrime aty, te nje qasjeje krejt te vecante. Hynte lirisht ne filozofine e artit, qe pjese e te menduarit te tij, nuk reshtte se cituari njerez te medhenj te mendimit bashkekohor, lexonte ne disa gjuhe. Edhe Galerise Kombetare ku qe nje kohe drejtor i saj, i dha nje tjeter fryme. E mrekullueshme ka qene ligjerata e tij kur mbrojti titullin e profesorit, ku une isha ne jurine a komisionin e miratimit. Menyra e depertimit ne vepren e artit, duke bere bashke mitin, filizofine, estetiken dhe imazhin, perbente nje ndihmese tjeterfare ne parashtrimet tona epistemologjike. Kemi bashkepunuar edhe ne mbrojtjen e doktoraturave te shkolles sone doktorale te historise se arteve, ku ai ishte here ne juri e here si oponent.
Ashtu i semure erdhi gjer ne fund dhe ne doktoraturen e fundit, e percolla me makine gjer ne shtepi, pime dhe nje kafe, nuk lodhej se diskutuari. Ne Universitetin e Prishtines ku jepte mesim, me flisnin me adhurim per ligjeratat e tij te mbushura plot dije. Por ja, fati qenka i pameshirshem, i eger. Gezimi u shua.
Iku nje intelektual veshtire i zevendesueshem ne fushen e dijes estetike mbi artet, nuk besoj se behet kollaj nje i dyte per kombin tone ne kete lami. Tek e shihja ne arkmort, poshte xhamit frigoriferik, symbyllur, ashtu te qete dhe me nje hir ne fytyren e paqme qe i kishte rene, sikur ta sfidonte lengaten e madhe nga semundja e pasherueshe, e vura doren mbi xham si per ta perqafuar kete intelektual te mirenjohur dhe te rralle ne sektin e vet.
Lamtumir Gezim Qendro, ndonese jeta jote qe e shkurter, ne vlugun e punes, energjise dhe ambicies, ajo cka le pas eshte e paperseritshme dhe e patjetersueshme. Librat dhe artikujt e tu, mendimi yt eshte mes nesh, studenteve te tu, artisteve, bibliotekes se mendimit shkencor shqiptar.
Lamtumire koleg i vyer!
Veritas.com.al/