Senati i Shteteve të Bashkuara ka aprovuar femrën femrën e parë si drejtore të CIA-s, pavarësisht nga akuzat në të cilat fillimisht ishte përzierë mbi torturave e të dyshuarve për terrorizëm.
Konfirmimi i Gina Haspel erdhi pas një lufte dy palëshe mes senatorëve rreth të kaluarës së agjencisë së spiunimit dhe pyetjeve mbbi teknikat e torturave, mes të cilave edhe ëaterboarding.
Zonja Haspel, një veterane e CIA-s, dikur ka mbikëqyrur të ashtuquajturën anën e errët të TAilandës pas sulmeve të 11 Shtatorit.
Ish shefi i CIA-s, Mike Pompeo, e la postin për tu bërë Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.
Republikani Johhn McCain – i cili ishte torturuar gjatë kohës së burgut prej më shumë se pesë vjet në Vietnam- kishte shpallur kundërshtimin e tij për emërimin që bëri Trump për zonjën Haspel.
Ditën e Mërkurë një Demokrat tha se do ta kalonte votën e tij në favor të konfirmimit të zonjës Haspel.
Senatori i Virginia, Senator Mark Warner tha se zonja Haspel ka dëshmuar se agjencia nuk do të përdorte kurrë të tilla teknika për të cilat bëhen pyetjet.
Ai tha se zonja Haspel ka premtuar se nuk do të përdorë të tilla etoda edhe sikur vetë presidenti t’ia kërkonte.
Veritas.com.al/