Të dielën në “The Cats Roundtable,”të radios WABC 770 AM të New York, ish-kryetari i Dhomës Newt Gingrich vuri në dyshim “legjitimitetin” e presidencës së Joe Biden.
Sipas Gingrich, zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 “ishin zgjedhjet më të korruptuara në kohët moderne”. Ai argumentoi se përpjekjet e Facebook dhe CEO-s se tij Mark Zuckerberg për të “maksimizuar pjesëmarrjen Demokrate” në zgjedhje “ngre pyetje të mëdha në lidhje me legjitimitetin e presidencës së mundshme të Biden” sepse është “një shkelje e drejtpërdrejtë” e Help America Vote Act të 2002.
“Unë mendoj se Demokratët u fokusuan në zgjedhjet ku Republikanët u përqëndruan në fushatën. Demokratëve nuk u interesonte nëse Biden nuk bëri asnjëherë fushatë. Ata do të gjeneronin vota dhe do të merrnin vota, ”i tha Gingrich hostit John Catsimatidis. “Dhe kur shkoni rreth e rrotull dhe shikoni shtet pas shteti, rezultatet janë magjepsëse dhe mendoj se ato ngrenë pyetje reale për atë që ka ndodhur saktësisht. Personalisht besoj se këto ishin zgjedhjet më të korruptuara në kohën moderne. ”
Ai vazhdoi, “Merr vetem një shembull të Zuckerberg dhe Facebook, ata kanë investuar 400 milion $ kryesisht për marrjen me qira të qeverive te qytetit dhe duke i bindur ato të maksimizojnë pjesëmarrjen dhe zonat që ata nuk mund ti merrnin, gjë që është një shkelje e drejtpërdrejtë e aktit të votimit të vitit 2002 nga ana e Kongresit , i cili thotë se duhet të bëhen përpjekje të ndershme në të gjithë linjen. Nuk mund të seleksionosh thjesht zonat në të cilat do përpiqesh të maksimizosh rendimentin. Kështu që, unë mendoj se vetëm 400 milion dollarë që Zuckerberg vuri për të maksimizuar pjesëmarrjen Demokrate, në vetvete, është një korrupsion mjaft i madh që ngre pyetje të mëdha mbi legjitimitetin e presidencës së mundshme të Biden. ”
VERITAS.COM.AL/