The Telegraph 23, Shkurt 2020,

Giorgio Armani po mban Javën e tij të Modës në Milano me dyer të mbyllura të dielën për shkak të shqetësimeve të ngritura nga koronavirusi, dhe në vend të saj transmetonte eventin nga brenda sallës bosh.

Shtëpia e modës tha në një deklaratë të dielën heret se ” vendimi u mor për të ruajtur mirëqenien e të gjithë miqve të saj të ftuar duke mos i lejuar ata të marrin pjesë në hapësira të mbushura me njerëz “.

Një duzinë qytetesh në veri të Italisë kanë kaluar në bllokim efektiv pas vdekjes së dy personave të infektuar me virusin e ri nga Kina. Milano është kryeqyteti i rajonit të Lombardisë së Italisë, i cili raportoi 54 raste të konfirmuara.

Pjesa tjetër e sfilatave të Milanos të planifikuara për të Dielën do të vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar, konfirmuan zyrtarët e modës.

Dhoma Kombëtare e Modës Italiane tha në një deklaratë se nuk kishte indikacione nga zyrtarët e shëndetësisë që ndryshimet ishin të nevojshme. Thoshte se i takon markave individuale të vendosin nëse ata do të vazhdojnë.

Armani njoftoi gjatë natës se si një masë parandaluese, sfilata e tij të Dielën do të zhvillohej në një sallë bosh dhe do të transmetohej për publikun e modës në internet. Ishte hera e parë që shtëpia e modës 45-vjeçare në Milano ka ndërmarrë një hap të tillë nga shqetësimet e shëndetit publik.

Dhoma e modës tha se respektonte vendimin e Armanit, duke shtuar se nuk kishte asnjë lajm se ndonjë shtëpi tjetër e modës do ndryshonte planet e tyre.

Dolce & Gabbana, e cila nuk është pjesë e dhomës së modës,kishte parashikuar të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar, sipas zyrës së shtypit.

Marka toskane DROMe po përgatiste modelet për shfaqjen e saj në mëngjes, një nga tetë shfaqjet e planifikuara për të Dielën. Drejtoresha Kreative, Mariana Rosati tha se nuk besonte se kishte arsye për të pasur frikë, pasi modelet u ulën aty pranë duke pritur të krehin flokët dhe të bëjnë make-up.

” Më vjen shumë keq për atë që po ndodh. E di që nuk është e parashikueshme dhe padyshim që duhet të jemi të kujdesshëm.Por në të vërtetë unë mendoj se shumë panik është përhapur për arsye jo të mjaftueshme, “tha Rosati. Ajo tha se mendonte se më pak njerëz do të paraqiteshin për sfilatat në mëngjes, se sa  kishin rezervuar.

“Shpresoj se njerëzit janë të fortë dhe nuk i nënshtrohen panikut,” tha Rosati. “Ne do të përpiqemi të sjellim vibrime të mira në këtë moment.” Së shpejti të gjitha vendet u mbushën dhe shfaqja filloi me një sallë të mbushur vetëm me audiencë.

VERITAS.COM.AL/