Belind Këlliçi ka humbur 11% të elektoratit të tij vetëm për shkak të gjestit të shëmtuar të posterit me nxjerrjen e gishtit të mesit.

Më shumë se 1 nga 10 të pyetur nga Instituti Prestigjioz Piepoli kanë thënë se kishin vendosur ta votonin kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’ më 14 maj por gjesti i tij i ka bërë të ndërrojnë mendjen.

40% thonë se ky poster i Këlliçi i ka skandalizuar, ndërkohë që 28% thonë se nuk u ka ngjallur asnjë reagim. Vetëm 16% kanë thënë se ka bërë mirë.