(FOTO: Autori i sulmit)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë muaj të shenjtë të të gjithë besimtarëve myslimanë, atë të Ramazanit.

Një person ka hyrë me një thikë buke në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës dhe ka qëlluar me thikë 6 besimtarë, ndërsa ata po kryenin aktin e lutjes.

Autori Rudolf Nikolli 34 vjeç nga Burreli është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Ai gjithashtu ka sulmuar me thikë edhe qytetarët që po kalonin në rrugë, ku njëri prej tyre është plagosur.

Fatmirësisht të plagosurit Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola, Saba Peposhi ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori jeton në Klos bashkë me familjen por është bërë shumë i dhunshëm, ndërsa të paktën gjashtë muaj vuan nga depresioni.

Veç këtij akti të rëndë, ai gjithashtu ka dhunuar edhe familjen që ka në Klos.

Sipas burimeve, ai ka ardhur prej pak kohësh nga Anglia dhe që atëherë është bërë problematik.

VERITAS.COM.AL