Është gjetur trupi i pajetë i kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë, Sali Gërqinës. Ai quhej ndryshe edhe ‘Dallëndyshja e Gjakovës’ për shkak të figurës së fluturimit nga urat.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për gazetën kosovare ‘Express’, zëdhënësja në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

Trupi i Sali Gërqinës ishte zhdukur që nga 27 qershori pasi kërceu nga bregu për në ujërat e Urës së Fshejtë.

Për kërkimin e tij ishin angazhuar ekipet e policisë, bashkë me FSK’në e një grup tjetër të zhytësve tash e disa ditë. Dyshohet se Gërqina ka qenë i dehur në kohën kur ishte zhytur në ujë.

Sali Gërqina ishte i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë, dy djem e një vajzë.

Veritas.com.al/