Merkel fiton, por merr një “shkop”. Populistët fluturojnë në zgjedhjet në Gjermani. SPD bie. Dhe liberalët kthehen në Parlament. Ky është rezultati zgjedhor në Gjermani, sipas parashikimeve të para.
Do të kenë 87 vende në Parlament, populistët gjermanë të Afd. Cdu-Csu do të ketë shumicën e vendeve, dmth 220, dhe Social Demokratët 137. Krahasuar me 2013, Cdu ka një rënie prej 8.2%, Spd shënoi një rënie me 4.9, Afd sheh një rritje me 8.5%, Fdp + 5.3%, Të Gjelbërit + 0.8% dhe Linke + 0.3%
“Është një humbje e rëndë për SPD-në, sot merr fund koalicioni i madh për ne”, tha Manuela Schvesig, një nga protagonistet e SDP në ZDF. Duke njoftuar se do të shkojnë në opozitë.
Ndërsa liberalët festojnë kthimin në Parlament.
“Legjislatura e fundit ishte e para kur liberalët nuk ishin të pranishëm në Parlament, dhe ajo do të jetë e fundit”- tha në selinë e FDP udhëheqësi liberal Chrstian Lindner, duke folur para turmës së gëzuar të kolegëve të tij të partisë dhe zgjedhësve.
Të Gjelbërit ndërkohë kanë parashikuar se bisedimet për qeverinë do të jenë të vështira.
“Do të ketë bisedime të vështira, do të bëjmë vetëm atë që besojmë”, ka thënë kandidatja e spikatur e Të Gjelbërve, Catrin Goering-Eskardt, duke komentuar rezultatin e partisë dhe perspektivën e bisedimeve për një koalicion të mundshëm me Cdu-Csu dhe liberalët.
Merkeli nuk e fsheh zhgënjimin për rezultatin elektoral.
“Natyrisht që do të kishim dashur një rezultat më të mirë”, ka pohuar kancelarja, e cila megjithatë ka shtuar: “Jemi forca më e madhe në vend, dhe kundër nesh nuk mund të formohet asnjë qeveri”. (Përgatiti: Bota.al)
Veritas.com.al/