Rreth 99 për qind e azil kërkuesve të vendosur në Gjermani lejohen të qëndrojnë përherë në gjermani, sipas një investigimi të kryer nga gazeta Die Welt dhe i publikuar të Enjten.
Megjithëse azili është dhënë për një periudhë të limituar tre vjet, sipas Konventës së Gjenevës, gazeta thotë se 99 për qind e emigrantëve që iu është dhënën mbrojtja janë të lejuar të qëndrojnë në këtë vend në mënyrë të hapur.
Ligji gjerman u jep të drejtë emigrantëve që kanë manifestuar një integrim të mirë që të qëndrojnë përherë vetëm pas tre vjetësh që e kanë garantuar statusin e integrimit. Periudha tre vjet mund të shtyhet edhe pesë vjet për emigrantët që dështojnë në plotësimin e konditave të integrimit- duke mos marrë në konsideratë ata që janë dënuar ose kanë vepra kriminale.
Si rezultat, gazeta shkruan se shumica e e emigrantëve sigurojnë të drejtën e azilit si rezident të përhershëm në Gjermani, pavarësisht e kancelarja Angela Merkel insiston se shumica e azilantëve do të qëndrojnë vetëm për një kohë të kufizuar.
/Veritas.com.al/